Politika e privatësisë

Përditësuar më: 2026-09-18

EstateMap është faqe shpalljesh për pasuri të patundshme. Këtu shpjegojmë çfarë mbledhim, pse dhe çfarë mund të kërkoni.

Kush është përgjegjës

Faqja administrohet nga EstateMap. Për çdo kërkesë privatësie shkruani në adresën në fund të faqes.

Çfarë mbledhim

Të dhëna të llogarisë: email, emër, telefon dhe, për llogari biznesi, emri i biznesit dhe numri fiskal. Identifikimi me Google ndan email, emër dhe foto profili.

Të dhëna të shpalljes: çmim, sipërfaqe, qytet, adresë, përshkrim, foto, numra kadastrale opsionalë dhe telefoni i kontaktit.

Të dhëna të përdorimit: faqe të shikuara, kërkime, pronat dhe kërkimet e ruajtura, të dhëna teknike bazë dhe vendndodhje e përafërt nëse e lejoni.

Mesazhet nga format e kontaktit, mbështetjes, gabimeve dhe ideve, bashkë me email-in tuaj.

Pse i përdorim

Për të shfaqur shpalljet dhe kontaktin me pronarin, për të mbajtur llogarinë dhe të preferuarat, për të dërguar njoftimet që aktivizoni, për t'u përgjigjur mesazheve dhe për të parandaluar abuzime dhe shpallje të rreme.

Çfarë është publike

Shpallja e publikuar dhe fotot janë publike, përfshirë telefonin që shënoni. Profili publik shfaqet vetëm sa kohë e mbani aktiv në cilësimet.

Sa kohë i mbajmë

Shpalljet mbahen sa kohë janë publike dhe një periudhë të arsyeshme pas. Të dhënat e llogarisë deri sa e fshini llogarinë. Mesazhet e mbështetjes deri në dy vjet.

Kush tjetër i shikon

Ofruesit që mbajnë faqen për ne: hosting dhe baza e të dhënave, dërgimi i email-eve, shërbimet e hartave dhe kërkimit të vendeve. Ata përpunojnë të dhëna në emrin tonë.

Të drejtat tuaja

Mund të kërkoni kopje, korrigjim ose fshirje të të dhënave, ose të kundërshtoni përdorimin. Fshirja e llogarisë nga cilësimet heq të dhënat dhe çpublikon shpalljet. Përgjigjemi brenda 30 ditëve.

Cookies dhe ruajtja lokale

Ruajmë sesionin e identifikimit, gjuhën dhe temën, pronat e ruajtura kur nuk jeni identifikuar dhe preferencat e ndërfaqes. Nuk përdorim gjurmues reklamash.